play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Sezoni turistik, Kumbaro: Shtohet kufiri minimal i plazheve publike për bashkitë

today10/10/2022

Background
share close

Infected by COVID-19, former Minister Mirela Kumbaro recounts her battle  with the virus: This is the main medicine! - Politike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi se kanë ndryshuar kufirin e stacioneve të plazheve publike, që do të përdoren nga bashkitë.

Kufiri minimal sipas ministres është rritur me 10%, që do të thotë nga 20 që ishte, vitin tjetër kufiri minimal do të jetë 30%.

“Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm veror. Kemi ndryshuar kufirin minimal të stacioneve  të plazhit publike që do të përdoren nga bashkitë. Ndonëse këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% dhe e ngritëm në 30%. Kontratat do të jenë të vlefshme edhe për vitin tjetër”- u shpreh Kumbaro.

Më tej ajo theksoi se nga stacionet e plazhit janë mbledhur 505 milionë lekë për vitin 2022.

“Nga këto kontrata që kanë vlerë për pushtetin vendor, mjafton të përmendim faktin se janë mbledhur 505 milionë nga stacionet e plazhit për vitin 2022. Janë të domosdoshme për të garantuar monitorim mirëmbajtje pastrim.”- tha Kumbaro.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *