Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria e ka të pamundur të përpunojë naftë pasi ajo që prodhohet aktualisht është shumë e rëndë dhe jo për përdorim.
Gjatë një takimi me dhomat e bizneseve Rama zbuloi planet e qeverisë për të ndërtuar një rafineri të re të përpunimit të naftës.
“Zgjidhja që kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re, problemi është ku ta gjesh naftën që do përpunosh. Kjo pastaj është gjeopolitikë. Jemi në proces, nëse arrijmë kontratat e duhura do kalojmë në nivel tjetër ku mund të flasim për çmim me konkurrencë”, tha kreu i qeverisë.
Sipas Ramës, fjalët për kontrabandë masive nafte janë vetëm opinione që nuk mbështeten në asnjë argument të provuar.
Por kryeministri nuk e përjashtoi faktin se ka evazion në tregun e karburanteve por shtoi se po merren masa për të shtuar kontrollin në mënyrë teknologjike jo me inspektorë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)