Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/09/2022
Gjate nje konference per shtyp paraditen e sotme,para koncertit ne sheshin “Skënderbej” Rita Ora iu përgjigj disa pyetjeve mbi jeten dhe karrierën.
Këngëtarja fillimisht u shpreh se ndihet e privilegjuar që do të performoj para publikut shqiptar, ndërsa edhe ka zbuluar planet për albumin e ri dhe synimet e saj për një karrierë në film.
“Po punoj për albumin e ri, do të publikoj diçka në fillim të vitit tjetër. “I dua filmat, do të doja të shprehja kreativitetin tim përmes tyre.
E shoh vetën si një artiste 360 gradë, dua që njerëzit të besojnë që mund të bëj më shumë se një gjë, unë e dua muzikën, gjithmonë do ta dua, por mendoj se kapitulli im i ardhshëm është filmi”.
Rita eshte pyetur për jetën e saj private, pas lajmeve se këngëtarja është martuar në fshehtësi dhe privatësi të plotë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi.
Duke shmangur konfirmimin e martesës, artistja u shpreh se është e lumtur dhe kjo është e gjitha çfarë mund të tregojë aktualisht.
“Nuk mund të tregoj asgjë per momentin, por jam shumë e lumtur vetëm kaq mund të them për këtë”, tha Rita.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)