play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sot 112 vjet nga lindja e Nënë Terezës

today26/08/2022

Background
share close

Nënë Tereza dhe Skënderbeu në një mbrëmje kulturore në Prishtinë - Vatican  News

Në këtë ditë 112 vjet më parë lindi Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqen në vitin 1979 për punën e saj të jashtëzakonshme në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve në mbarë botën.

Nënë Tereza vdiq në Kalkutë, Indi më 5 shtator 1997 pas një beteje të gjatë me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive. Dy vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II filloi procesin e lumturimit dhe kanonizimit të saj.

Më 17 dhjetor 2015, Vatikani shpalli vendimin e Papa Françeskut i cili e njohu si mrekulli që Nënë Tereza shëroi një burrë nga Brazili me tumore të shumta në tru.

Papa e shenjtëroi Nënë Terezën më 4 shtator 2016 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë 15 delegacione zyrtare dhe 1500 të pastrehëve nga e gjithë Italia, kujtojnë mediat e Shkupit.

Emri i saj i vërtetë është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu dhe ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija më i vogël në familje, kishte një motër dhe një vëlla më të madh. Nënë Tereza vinte nga një familje e pasur.

Ajo u largua nga Shkupi në moshën 12-vjeçare së bashku me nënën dhe motrën e saj dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Zagreb, udhëtoi për në Dublin të Irlandës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *