Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Praktika profesionale e kandidatëve për mësues shkurtohet nga 1 vit, në 3 muaj. Kështu bëri me dije Ministrja e Arsimit Evis Kushi, të enjten.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi theksoi se kjo do të shkurtojë kohën e pjesëmarrjes në portalin për punësimin si mësues.
“Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore).
Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave”, u shpreh Kushi.
Testimi “Mësues për Shqipërinë”, është një provim që bëhet për të punësuar mësuesit e rinj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)