Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mbërrin në Durrës anija me grurë e nisur nga Ukraina. Anija me 6 mijë ton grurë ndodhet në rade dhe pritet të ankorohet në Port rreth mesditës. Siç bëhet e ditur anija është furnizuar me grurë nga porti i Izmailit në Ukrainë, në sajë të marrëveshjes që patën të dy vendet ne mes te luftës.
Më herët katër anije të tjera mbërritën në Turqi, Kinë dhe Itali. Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, me ndërmjetësim e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Sipas marrëveshjes, Rusia është pajtuar që të mos shënjestrojë anijet në transit.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka shenja të qarta se procesi i eksportit të grurit është i sigurt dhe u kanë bërë thirrje kompanive që të kthehen në Ukrainë, atje ku miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar, duke kërcënuar me krizë ushqimore dhe rritje çmimesh në botë.
Marrëveshja është arritur për 120 ditë, dhe mund të zgjatet me pajtimin e palëve. Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)