play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Balla: 11 korriku të shpallet dita e përkujtimit të gjenoicidit në Srebrenicë

today07/07/2022

Background
share close

Taulant Balla – Abc News

Kryetari i grupit parlamentar të Partisw Socialiste, Taulant Balla i cili paraqiti në Kuvend projektrezolutën për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, e cilësoi atë një histori tragjike në zemër të Europës dhe kambanë alarmi  ndaj rreziqeve.

Balla u shpreh se votimi i kësaj rezolute e nderon Kuvendin dhe Shqipërinë, ndërsa kërkoi që 11 korriku të shpallet si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë

“Kjo rezolutë është dokument tepër serioz, larg çdo forme folklorizimi, është gjuha e zemrës së shqiptarit dhe Shqipërisë. Kjo rezolutë vjen në mbështetje të objektivave të presidencës shqiptare të këshillit të sigurimit që fokusoheshin ndër respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Evropa dhe Kombet e Bashkuara dështuan ta ndalonin atë masakrës. Gjenocidi do mbetet si një plagë e hapur në zemër të Evropës për të na kujtuar që krime të tilla të mos ndodhin më kurrë. Rezoluta që Kuvendi miraton sot dënon vazhdimin dhe përshkallëzimin e urrejtjes etnike. Të shpallet 11 korriku si dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”, tha Balla në Kuvend.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *