Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Frikë e madhe në Kampionatin Botëror të notit në Budapest të Hungarisë.
Notares nga Shtetet e Bashkuara, Anita Alvarez, i ka rënë të fikët në pishinë teksa po kryente stërvitjet për të garuar
Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh drejt e në ujë për ta nxjerrë jashtë.
“Më duhej të hidhja veten në ujë sepse shpëtimtarët nuk e bënë këtë. U frikësova sepse pashë që nuk merrte frymë, por tashmë është shumë mirë, me fuqi të plotë”, kishte thënë ajo për ABC.es.
Megjithatë, më pas ajo mori trajtim të menjëhershëm nga shërbimet mjekësore.
Pak minuta pas momentit të frikshëm, ekipi amerikan i notit ka raportuar se Anita ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Alvarez konkurroi në finalen e lirë të notit artistik, ku medalja e artë shkoi për Jukiko Inui të Japonisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)