Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Uber” është kompania më e fundit që po provon të shpërndajë ushqim në shtëpitë e njerëzve – me robotë.
Kompania, e cila ka pretenduar prej kohësh se automatizimi është çelësi për përfitimin e saj në të ardhmen, po prezanton dy programe testimi, duke përfshirë robotë me katër rrota që ecin në trotuare për udhëtime të shkurtra, si dhe makina vetë-drejtuese për distanca më të gjata.
Klientëve të “Uber Eats” do t’u jepet mundësia që ushqimet e tyre t’i pranojnë nga një prej robotëve, në vend të një shpërndarjeje tradicionale njerëzore.
Klientët do të marrin udhëzime në aplikacionin “Uber” se si të marrin ushqimin e tyre nga brenda robotit.Sidoqoftë, fillimisht dërgesat e robotëve të “Uber” do të përbëjnë “një numër shumë, shumë të vogël dërgesash për testet fillestare”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)