Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kreun e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, për punën e bërë në Shqipëri gjatë mandatit të tij. Në një postim të shkurtër në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe italisht, kreu i qeverisë i uron suksese në detyrën e re në Bruksel dhe i thotë se Shqipëria do të jetë gjithnjë shtëpia e tij.
“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri.
Thank you dear EU ambassador for the great respect toëards Albania
Grazie di tutto caro amico napoletano.
Suksese në detyrën e re and do never forget, l’Albania sara sempre casa tua”, shkruan Rama krahas fotos me të.
Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh për të vlerësuar punën e ambasadorit Luigi Soreca, i cili edhe pse nuk e arriti ditën që si ambasador i BE-së në vendin tonë t’i shihte të hapura bisedimet për anëtarësim, u shpreh optimist se në qershor Bashkimi Evropian do të caktojë datën për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Post comments (0)