Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.
Mishrat e përpunuar
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Këtu përfshihen: salçicet, proshutat dhe sallamet.
Alkoli
Konsumi i lartë i alkolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.
Pijet e gazuara
Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.
Të skuqurat
Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.
Drithërat jo të plota
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.
Ëmbëlsirat e gatshme
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)