play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Ka më shumë se 5000 botë përtej sistemit tonë diellor, e konfirmon NASA

today22/03/2022

Background
share close

Ka më shumë se 5 mijë planetë të konfirmuar përtej sistemit tonë diellor, sipas NASA-s.

“Nuk është thjesht një numër. Secila prej tyre është një botë e re, një planet krejt i ri. Unë emocionohem për secilin, sepse ne nuk dimë asgjë për ta”, tha në një deklaratë Jessie Christiansen, udhëheqëse e shkencës për arkivin dhe një shkencëtare kërkimore me Institutin e Shkencës Ekzoplanete të NASA-s.

Një shumëllojshmëri e llojeve të ekzoplaneteve mund të shihen në ilustrimin e fotos kryesore.

Shkencëtarët i zbuluan ekzoplanetët e parë në vitin 1990.

Aktualisht po jetojmë në një epokë të artë të zbulimit të ekzoplaneteve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor ishte menduar edhe më herët se 1990-ta, shkencërisht u fol për to në këtë vit.

Ekzoplanetët kanë karakteristika të ndryshme

Ato përfshijnë botë shkëmbore më të mëdha se Toka të quajtura super-Tokë, mini-Neptune më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Neptuni dhe Jupiterë të nxehtë, përvëlues.

Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu planetë që rrotullohen rreth më shumë se një ylli dhe madje disa rreth mbetjeve të yjeve të vdekur.

Deri më tani, nga ekzoplanetët e konfirmuar, 30% janë gjigantë gazi, 31% janë super-toka dhe 35% janë të ngjashëm me Neptunin. Vetëm 4% janë planetë tokësorë ose shkëmborë si Toka ose Marsi.

Kur Christiansen ishte një studente e sapodiplomuar në fillim të viteve 2000, kishte vetëm rreth 100 ekzoplanetë të njohur. Tani janë 5000.

“Nga 5,000 ekzoplanetet e njohura, 4,900 ndodhen disa mijëra vitesh dritë larg nga ne”, tha Christiansen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *