play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia bllokon mediet perëndimore në vend për lajme të “rreme”

today04/03/2022

Background
share close

Autoritetet ruse kufizuan sot aksesin në mediat perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle , duke i akuzuar ato për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Operatori kombëtar i telekomunikacionit i Rusisë (Roskomnadzor) ka “kufizuar” transmetimin në mbarë vendin të BBC dhe Radio Evropa e Lirë, të financuar nga SHBA, të mediasDeutsche  Welle dhe aksesin në median e pavarur Meduza, pas kërkesës së prokurorit.

Moska është ankuar vazhdimisht se mediat perëndimore i paraqesin ngjarjet me një pikëpamje të njëanshme dhe shpesh antiruse. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se qasja në shërbimin në gjuhën ruse të BBC-së, si dhe në Radio Liberty dhe faqen e internetit Meduza, është kufizuar.

Ndërkohë Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar ligjin që dënon deri në 15 vite burg ata që përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura ruse. SkyNews shkruan se është ende e paqartë si do të përkufizohet informacioni i rremë sipas këtij ligji. Ai parashikon edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë.

Mendohet se kjo do të synojë kryesisht gazetarët rusë, thotë redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn. “Kjo tregon se hapësira e informacionit po ngushtohet. Mendoj se tregon drejtimin e udhëtimit për qeverinë ruse.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *