Opozita thotë se afera e inceneratorëve ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh, ndërsa kryeministri Rama kërkoi nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku se nga ka dalë kjo shumë.
Tabaku e pyeti Ramën për inceneratorin e Elbasanit dhe shkeljet e pretenduara aty.
“Kur kanë tepruar 4 milionë euro tek inceneratori i Elbasanit, sipas pagesave zyrtare të buxhetit të shtetit, por njëkohësisht kur impianti ka kushtuar gjysmën e vlerës, sipas shtetit shqiptar. Pyetja lidhet me faktin që këto kompani kanë paguar veten, ashtu siç administratorët e kompanisë e pranuan dhe ashtu siç u deklarua nga disa zyrtarë të shtetit shqiptar sepse nuk i kanë kontrolluar dot. Kjo sepse nga kompania e auditimit janë marrë të mirëqena. Çfarë roli ka pasur shteti shqiptar?”
Pas kësaj pyetje të bërë nga Jorida Tabaku në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, kryeministri Rama u shpreh se nëse kjo gjë do të vërtetohej, ai do të kalonte në partinë e Bashës, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Në sekondën që unë do të shoh këtë vërtetim, unë do të kalojë në partinë që ka mbetur aty. Më pas, bashkë me ty do ta kapim të gjithë organizatën kriminale. Ndërkohë, deri kur të vijë ajo sekondë që s’ka për të ardhur kurrë, ajo që kuptoj nga gjithë këto pyetje kuptoj që ju nuk e keni idenë se si funksionon shteti. Ju i kërkoni kryeministrit gjëra që i kërkohen supervizorëve”, tha Rama.
Post comments (0)