Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/02/2022
Gjermania ka ndërprerë miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2 në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.
Kancelari Olaf Scholz tha se vendi ka urdhëruar tërheqjen e një dokumenti kyç të nevojshëm për certifikimin e tubacionit nga Rusia.
Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainën lindore dhe pasi shpallur të pavarura Donetskun dhe Luhanskun duke rritur më shumë tensionet me Ukrainën.
Tubacioni që sjell gaz natyror nga Rusia në Gjermani është kritikuar prej kohësh nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, të cilët argumentojnë se rrit varësinë e Evropës nga furnizimet ruse të energjisë.
Scholz tha se qeveria e tij kishte vendosur të “rivlerësonte” certifikimin e gazsjellësit, i cili nuk ka filluar ende të funksionojë, në dritën e zhvillimeve të fundit.
Çfarë është “Nord Stream 2”
Një tubacion gazi natyror 1,230 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që shtrihet nga Rusia deri në brigjet baltike të Gjermanisë.
Ai do të dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit të mëparshëm “Nord Stream”, duke ofruar 110 miliardë metra kub gaz në vit dhe do të anashkalonte Ukrainën dhe Poloninë, të cilat do të humbnin përfitimet nga tarifat e tranzitit të gazit natyror rus përmes territorit të tyre. Ata thonë gjithashtu se projekti do të rriste ndikimin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.
Tubacioni është mbushur me gaz natyror, por ende nuk ka hyrë në funksionim sepse është në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë të shërbimeve dhe Komisioni Evropian.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)