play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Padia e Metës, reagon Kuvendi: Pretendimet për falsifikim nuk qëndrojnë

today09/02/2022

Background
share close

Padia e Metës, reagon Kuvendi: Pretendimet e tij për falsifikim nuk  qëndrojnë – Abc News

Pas padisë që presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, ku e akuzon Kuvendin për falsifikim dokumentesh, vjen një reagim nga ku i fundit.

Kuvendi ka mohuar akuzat e Metës, ndërsa thekson se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Në sqarimin e tij Kuvendi bënë me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Reagimi i Kuvendit
Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *