play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

80 vite nga bomba bërthamore, Hiroshima mes heshtjes dhe lutjes për paqe

today05/08/2025

Background
share close

Çfarëdo të kenë qenë arsyet fillestare, sapo mbërrin në Japoni e kupton se ke ardhur për të parë Hiroshimën. Kështu shkruan italiania La Repubblica teksa këtë vit mbushen 80 vite nga lëshimi i bombës bërthamore.

Një udhëtim që për shumë vetë është i mbushur me simbolikë, kujtime brezash, kultura pop dhe filozofi të hidhura mbi luftën dhe fundin e botës. Nga trenat e shpejtë Shinkansen që të afrojnë drejt qytetit të bombarduar 80 vite më parë, deri te heshtja e thellë që mbizotëron pranë Memorialit të Paqes, Hiroshima nuk është thjesht një vend, është një përjetim.

Në rrëfimet e shkrimtarit japonez Ibuse Masuji, përfshirë edhe në përmbledhjen “Dita zero e qenies njerëzore”, Hiroshima përshkruhet si një qytet ku nuk do të mbinte më as bari. Por sot, dekada më vonë, jeta ka lulëzuar sërish: rrugë të gjera, ndërtesa të larta, bimësi e gjelbër. Megjithatë, në qendër të saj, në vendin ku ra bomba atomike, ndjehet ende diçka e pazakontë – një heshtje e dendur, që të shtrëngon në gjoks si një mallkim që s’ka mbaruar.

Përballë “Kupolës së Bombës A”, ndërtesa simbol e shkatërrimit, turistët lëvizin pa zë. As telefonët nuk bien. Në muze, dhimbja bëhet konkrete. Ora që ndal në momentin e shpërthimit, veshje të djegura, mbetje njerëzore, gjithçka më jetëgjatë se vetë njeriu. Një hije në një shkallë prej guri është gjithçka që mbeti nga një trup që ndodhej pranë epiqendrës.

Në dalje të muzeut, drejt flakës së përhershme që digjet për të mos harruar, ndihen tingujt e një kambane. Vizitorë nga e gjithë bota, të vegjël e të rritur, e bien kambanës në heshtje. Për ata që s’janë më. Për një botë pa armë bërthamore. Për të zgjedhur të mos shkatërrojmë, edhe pse mundemi.

Nga Hiroshima, ndoshta mësimi më i madh nuk është historia, por heshtja. Një thirrje për ndërgjegje. Një kujtesë që edhe në një botë ku gjithçka kërkon të shihet e të dëgjohet, paqja nis me të mosbërën dhe me heshtjen, shkruan La Repubblica.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *