Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/02/2026
Nxënësit në të gjitha gjimnazet në vend po përgatiten për Festivalin e Shkencës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nxënës të cilët kanë gati projektet për t’u prezantuar para jurive në nivel shkollash.
Sipas Ramës, do të ketë një garë unike në gjithë shkollat e mesme.
“Mirëmëngjes dhe në ditën kur Festivali i Shkencës merr zyrtarisht kuptimin e një gare, ku eksperimentet janë kthyer në arritje dhe dijet në projekte gati për t’u prezantuar para jurive në nivel shkollash, duke nisur një garë unike në gjithë shkollat e mesme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Festivali i Shkencës synon të nxisë kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve, përmes projekteve inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë.
Një mundësi për nxënësit që të shprehin idetë e tyre dhe të eksplorojnë botën e shkencës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)