play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: July 2025

112 Results / Page 2 of 13

Background

Ekonomi

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

Janë çelur zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë mbështetëse financiare që synon të fuqizojë sektorin bujqësor në Shqipëri përmes një kombinimi të grantit deri në 50% dhe kredisë së butë me interes vetëm 2%, të garantuar 70% nga shteti. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se me një fond rekord prej 20 milionë euro, kjo skemë është strukturuar në nëntë masa […]

today30/07/2025

Bota

Hungaria pro Ballkanit kundër Ukrainës në BE

Pas takimit me zv/kryeparlamentarin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç, shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó, kritikoi sjelljen e zyrtarëve në Bruksel ndaj shteteve ballkanike dhe favorizimin e Ukrainës. “Ne do të donim që të anëtarësohen me shpejt në BE vendet e Ballkanit Perëndimor sepse ato sjellin freski, vrull të ri, energji të re. Ne nuk e mbështesim Ukrainën që të sjellë luftë në Bashkimin Evropian. Ata po i zhysin […]

today30/07/2025

Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon dy miliardë euro në merkato

Pep Guardiola ka shënuar sërish emrin e tij në histori. Trajneri i Manchester City-t, ka kapur shifrën e dy miliardë shpenzimeve në merkato, gjatë gjithë karrierës së tij. Asnjë trajner tjetër nuk ka shpenzuar më shumë se tekniku spanjoll. Transferimi i James Trafford nga Burnley, i kushtoi 31 milionë euro “qytetarëve” dhe ka vendosur rekord për Guardiolën. Në vendin e dytë sa i përket shpenzimeve, qëndron Diego Simeone, i cili […]

today30/07/2025

Aktualitet

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, mbahet konferenca përfundimtare Shqipëri-Mali i Zi

Në Mal të Zi u zhvillua konferenca e përbashkët përmbyllëse lidhur me përgatitjen e dosjes përkatëse për UNESCO-n, me synimin e shpalljes së Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Ngjarja mblodhi mbi 70 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga palët dhe grupet e interesit, aktorë lokalë, donatorë, ekspertë, përfaqësues të ministrive relevante dhe sekretariatin e UNESCO-s. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri me dije se dosjet e nominimit janë gati […]

today30/07/2025

Art & Kulturë

Ledia Xhoga, autorja shqiptaro-amerikane në garë për çmimin “Booker Prize 2025”

Shkrimtarja shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për çmimin prestigjioz “Booker Prize 2025”, me romanin e saj të parë “Keqinterpretimi” (Misinterpretation). Ky është një nga vetëm dy romane debutuese që konkurrojnë këtë vit për çmimin me vlerë 50,000 £ (rreth 67,000 dollarë amerikanë), dhe përfaqëson një moment të veçantë për letërsinë shqiptare në skenën ndërkombëtare. Romani i Xhogës është vendosur në Nju Jorkun e sotëm […]

today30/07/2025

Bota

Një prej tërmeteve më të fortë të regjistruar ndonjëherë/ 2 milionë njerëzve u kërkohet të evakuohen në Japoni, paralajmërime për cunami me valë tre metra

Më shumë se 1.9 milion njerëzve u është kërkuar të evakuohen në Japoni. Rreth 10,500 prej këtyre njerëzve janë në Hokkaido, ku pamjet e mediave lokale tregojnë njerëz që mblidhen në një çati. Disa u mblodhën gjithashtu në një observator me pamje nga plazhi në Chiba, në jug të Tokios. Autoritetet kanë vazhduar t’u bëjnë thirrje banorëve në bregdetin lindor të Japonisë që të evakuohen në vende më të larta. […]

today30/07/2025

Bota

Nga garazhi i një shtëpie te çmimi 30 mijë £! Zbulohet vepra e harruar e Dalí

Një burrë 60-vjeçar nga Anglia, i cili në vitin 2022 bleu një pikturë të çuditshme në një ankand në Cambridge për vetëm 150 paund, ka zbuluar se ka në dorë një vepër origjinale të Salvador Dalí, e cila tani vlerësohet deri në 30 mijë paund. Piktura, e titulluar Vecchio Sultano, i përket vitit 1966, realizuar me akuarel dhe laps me bojë, dhe pjesë e një projekti të braktisur prej 500 ilustrimesh […]

today29/07/2025

Sport

Ofertë 90 milionë euro nga Anglia, Rodrygo projektohet larg Realit

Real Madrid vazhdon të jetë aktiv në merkato, me drejtuesit e klubit që punojnë për përforcime të në mesfushë dhe mbrojtje, sipas kërkesave të trajnerit Xabi Alonso. Në anën tjetër, klubi po përgatitet për një largim të mundshëm të Rodrygo-s, i konsideruar si lojtari që mund të sakrifikohet këtë verë. Edhe pse Vinicius Jr mbetet në qendër të vëmendjes, braziliani tjetër është më pranë largimit. Tottenham ka treguar interes konkret […]

today29/07/2025

Bota

Britania e Madhe gati të njohë Palestinën (Kushti)

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në shtator, nëse Izraeli nuk përmbush disa kushte të vendosura nga Londra. Deklarata vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për ndalimin e luftës në Gaza është në rritje. Mediat e huaja raportojnë se Starmer e ka përcjellë qartë mesazhin se njohja e Palestinës do të ndodhë këtë vit, vetëm në rast […]

today29/07/2025