play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Zi në kinemanë shqiptare, ndërron jetë Margarita Xhepa!

today03/04/2025

Background
share close

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa ka konfirmuar lajmin. Sipas informacioneve, së fundmi ka qenë e rënduar nga mushkëritë. Ajo ndërroi jetë në një spital privat.

Ditën e djeshme, më 2 prill, Margarita Xhepa festonte ditëlindjen. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit”, gjerdani i kinemasë ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *