play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Zbulohet piktura më e vjetër në botë në një shpellë të Indonezisë, ‘rishkruan’ historinë e artit njerëzor

today22/01/2026

Background
share close

Vepra, e realizuar me pigment të kuq në murin e një shpelle gëlqerore, daton të paktën 67.800 vjet më parë.

Piktura paraqet gjurmën e një dore njerëzore, të krijuar duke spërkatur ngjyrë të kuqe rreth saj. Studiuesit vërejnë se dora nuk është lënë në formën e saj fillestare, pasi konturet e gishtave janë ripunuar me kujdes dhe janë zgjatur, duke i dhënë dorës pamjen e një kthetre. Ky detaj, sipas tyre, dëshmon një nivel të hershëm të mendimit krijues te njeriu modern.

Zbulimi, i botuar në revistën shkencore Nature, vë në pikëpyetje idenë e vjetër se arti dhe mendimi abstrakt lindën fillimisht në Evropë gjatë Epokës së Akullit. Sipas BBC, provat nga Sulawesi tregojnë se këto aftësi ishin të pranishme shumë më herët dhe në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Azinë Juglindore.

Gjetja ka rëndësi edhe për studimin e migrimeve të hershme njerëzore. Fakti që njerëzit krijonin art simbolik kaq të zhvilluar në Sulawesi mbi 67 mijë vjet më parë përforcon teorinë se Homo sapiens kishte arritur në rajonin Australi–Guinea e Re shumë më herët nga sa është pranuar për një kohë të gjatë.

Sipas arkeologëve, kjo pikturë i shtohet një sërë zbulimesh që tregojnë se krijimtaria dhe aftësia për të menduar në mënyrë simbolike nuk janë zhvillime të vona apo të kufizuara gjeografikisht, por tipare themelore të njeriut modern që në fazat e tij më të hershme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *