Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Një grup arkeologësh në Kodrat Bishçukas të Lushnjes po kryehen zbulime të rëndëisshme arkeologjike. Ata po punojnë në dy sondazhe të ndryshme, ku deri tani kanë hasur në struktura, si një mur rrethues, kollona, varreza apo kishë. Mbetet për t’u parë cilës periudhë i përkasin, ose të mesjetës ose të periudhës së vonë ilire”, raporton gazetarja Anila Sefa.
Në këtë zonë këto janë gërmimet e para që kryhen për gjetjet arkeologjike.
“Shpresojmë që me vazhdimin e punimeve, ne do të mësojmë më shumë se çfarë strukture është, është objekt kulti, është ndonjë ndërtesë e hershme. Pra do të jenë të dhënat arkeologjike ato që do të tregojnë”, tha arkeologu Niko Ferro.
Më herët gjatë punimeve të tokës bujqësore banorët e zonës kanë ndeshur në materiale të rëndësishme historike të cilat i janë dorëzuar muzeut historik të Lushnjes. Një strukturë muresh rrethues apo një kollonë betoni, monedha të ndryshme ishin gjetjet e hershme, të cilat shtynë Insitutin e Trashëgimisë Kulturore të nisë këtë gërmim.
Për studentët të cilët janë pjesë e praktikës së punës, zbulime të tilla janë të rëndësishme pasi aty dokumentohet historia. Universiteti përfshin qëlimisht studentët në praktika të tilla për të përgatitur një brez të cilët do të duhet për të ardhmen në zbulimet arkeologjike, degë e cila po kërkohet vitet e fundit.
Gërmimet janë ndarë në dy sondazhe, njeri përfshin strukturë banese të hershme e paidentifikuar dhe tjetra përfshin një kolonë graniti.
Kodra e ‘Shën Gjergjit’, midis Lushnjes dhe Divjakës, mendohet të jetë zona më e rëndësishme për zbulimet arkeologjike, e cila mbart thesare të fshehura të historisë shqiptare të periudha mijëra vjeçare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)