Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Maks Verstappen mori fitoren e tij të parë si një kampion i trefishtë i botës në Formula 1. Ai e dominoi Çmimin e Madh të Katarit që u karakterizua nga penalitete dhe pitstope dhe në fund festoi. Ky sukses nga pole-position në pistën e Lusail ishte i 14-ti në 17 gara dhe i 49 në karrierën e pilotit të Red Bull.
26-vjeçari e fitoi titullin kampion të këtij sezoni në garën sprint të së shtunës, pasi shoku i skuadrës Serxho Perez nuk arriti ta përfundonte garën.
“Ishte pak vapë e kjo na i vështirësoi gjërat. Mendoj se ne e bëmë garën tonë, dhe në nisje unë mund të krijoja një diferencë, por McLaren ishte konkurrues dhe unë mbajta ritmin tim. Mendoj që në fund diferenca mes nesh nuk ishte shumë e madhe, Por më ndihmuan tre pit-stopet”.
Debutuesi i këtij sezoni, australiani Oscar Piastri, fituesi i sprintit me 19 xhiro, e mbylli garën i dyti, ndërsa shoku i tij i McLaren, Lando Norris, në vend të tretë. Maks Verstappen realizoi edhe xhiron më të shpejtë të garës, me holandezin që nuk u ndikua nga presioni i rivalëve. Në vend të katërt e mbylli Xhorxh Rasëll, e pas tij piloti i Ferrarit, Sharls Lekler.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)