play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

today25/02/2026

Background

Teksa hyn në qytetin perëndimor të Meksikës, Guadalajara, gjurmët e sulmit të tmerrshëm të kartelit të dielën janë ende të dukshme, raporton media britanike BBC.

Mbetjet e makinave të djegura ndodhen anash rrugëve, ndërsa në autostrada shihen njolla të nxira të asfaltit, pasi karteli Jalisco New Generation, një nga kartelet më të rrezikshme në vend, ua vuri flakën dhjetëra automjeteve, si hakmarrje ndaj vrasjes së shefit të tyre, bosit të drogës “El Mencho”.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, është përpjekur vazhdimisht ta kundërshtojë këtë narrativë. Në konferencën e saj më të fundit për media, ajo foli për rikthim të rendit dhe sigurisë publike në pjesën më të madhe të vendit, duke vlerësuar reagimin e autoriteteve. Megjithatë, rreziku është i pranishëm.

Ndërkohë, një numër i madh ushtarësh dhe policësh po patrullojnë ende nëpër Guadalajara dhe jo vetëm. Qëllimi është të transmetojnë njëfarë qetësie tek qytetarët, por për shumë banorë, prania e tyre nëpër rrugë dhe qytete vetëm sa e ka shtuar pasigurinë.
Sipas BBC, kjo shihet tek rrugët e zbrazëta; njerëzit i frikësohen një shpërthimi tjetër të dhunës.

Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve janë të mbyllura, shumë shkolla kanë pezulluar mësimin. Punëtorët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur një situatë kërcënuese për ata dhe familjet e tyre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *