Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas më shumë se shtatë orësh ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
“Paraqitja e sotme ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet dhe jo t’i përgojojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim. Pasti një ezaurim total të shpjegimeve mbi çështjen e inceneratorëve. Sigurisht të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje etike dhe sekreti hetimor të mos i ndaj gazetarët. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësi të sqaroj fjalën time”- u shpreh Veliaj.
Pas përfundimit të deklaratës për mediat, kryebashkiaku u shpreh se do të merrte pjesë në mbledhjen online të këshillit bashkiak ku diskutohen 10 pika të rendit të ditës.
Post comments (0)