play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

U vodh në 2015 në Itali dhe u soll në Shqipëri, pianoja antike i dorëzohet autoriteteve italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh

today27/07/2022

Background
share close

Një piano antike e cilia ishte vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, është rikthyer sërish në Itali pasi në Shqipëri nuk u shit.

“Klavikorda” e shekullit të XVIII, pjesë e trashëgimisë italiane, u gjet në një dyqan instrumentesh muzikore në Shqipëri. Ky objekt me vlera të rralla kulturore e historike është vjedhur në Itali në 2015 dhe tre vite më pas do të mbërrinte në qytetin e Vorës në Shqipëri.

Në vitin 2018, instrumenti kishte përfunduar në duart e një tregtari shqiptar të instrumenteve muzikore në një lokacion afër Tiranës, duke e njohur vlerën e tij, ai ka arritur ta blejë nga dy të rinj në këmbim të dy altoparlantëve. Pas disa kërkimeve, tregtari zbuloi se po kishte një objekt të trashëgimisë kulturore italiane dhe kontaktoi drejtpërdrejt me autoritetet gjyqësore italiane. Më pas filloi bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kompetente italiane dhe shqiptare.

Hetimet e kryera edhe falë krahasimit të pamjeve fotografike të pronës me ato të futura në “Bankën e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura në mënyrë të paligjshme”, konfirmuan se objekti antik nuk ishte tjetër veçse klavikordi i vjedhur nga Konservatori i Parmës.

Instrumenti i dorëzuar më pas autoriteteve gjyqësore shqiptare, u mbajt në ministrinë e Drejtësisë, ku sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit në Komandanti i Karabinierisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ( KTC ), gjeneral brigade Roberto Riccardi, edhe në prani të ambasadorit të Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *