play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

U shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi, ekspertët: Masat nuk ndryshojnë!

today13/01/2022

Background
share close

Mblidhet komiteti i ekspertëve anti-Covid. Mjekët vlerësojnë se pavarëssht rritjes së rasteve, nuk është nevoja për masa shtesë kufizuese. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se këto dy javë u shënua dhe piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

“Janë rritur infektimet në dy javët e fundit për pasojë të variantit Delta dhe Omicron dhe mosrespektimit të grumbullimeve gjatë festave të fundviti. Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. Gjatë kësaj periudhë është shënuar piku më i lartë në dy vite pandemi”, tha Tomini.

Nga gushti 2021 deri më tani janë pezulluar 265 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid, në rreth 17 mijë inspektime të kryera. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri apel për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe denoncim të rasteve të shkeljes së protokollit kundër pandemisë.

Theksojmë se në Shqipëri, rreth 38% e popullatës është e vaksinuar plotësisht.

Masat që mbeten në fuqi!

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *