play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Trump: SHBA-të e fituan luftën në orët e para të sulmit

today12/03/2026

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-të kanë fituar në konfliktin me Iranin, duke pohuar se forcat ushtarake kanë asgjësuar pjesën dërrmuese të kapaciteteve mbrojtëse të Teheranit.

Nga Hebron i Kentucky-t, Presidenti Donald Trump theksoi se, brenda orëve të para të sulmit, marina dhe mbrojtja ajrore e Iranit u neutralizuan thuajse plotësisht.

“Dhe teksa marrim masa vendimtare për të ndaluar kërcënimin e regjimit terrorist në Iran me Operacionin ‘Epic Fury’. A është ky një emër i madh? Është i mirë vetëm nëse fiton. Dhe ne fituam. Ne fituam që në orën e parë, gjithçka mbaroi”, tha Donald Trump.

Trump dha detaje mbi dëmet e shkaktuara, duke pretenduar se janë asgjësuar 58 anije luftarake dhe janë goditur fabrikat e dronëve e raketave.

Megjithatë, ai theksoi se trupat amerikane nuk do të tërhiqen menjëherë pa u siguruar që “puna është kryer deri në fund”, duke iu referuar shmangies së një konflikti të përsëritur në të ardhmen.

“Forca e tyre ajrore është zhdukur totalisht. Kjo mori rreth 3 orë. Ata nuk kanë më radarë. Nuk kanë pajisje kundërajrore. Raketat e tyre janë reduktuar me 90%, dronët me 85%. Ne po hedhim në erë fabrikat ku prodhohen majtas e djathtas”.

Paralelisht me zhvillimet ushtarake, administrata Trump po tenton të stabilizojë tregjet globale të energjisë. Sekretari i Energjisë, Chris Wright, konfirmoi se SHBA-të do të nxjerrin 172 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Por suksesi ushtarak po shoqërohet me debate të ashpra në Senatin amerikan. 46 senatorë demokratë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, ku kërkojnë hetim të menjëhershëm për një sulm ajror mbi një shkollë vajzash në Iran, ku mbetën të vrarë dhjetëra fëmijë.

Nga ana tjetër, Sekretari Hegseth ka mbrojtur rregullat e angazhimit të ushtrisë, duke i cilësuar disa kufizime operacionale si pengesa të panevojshme.

Ambasadori i Iranit në OKB deklaroi se sulmet e koordinuara SHBA-Izrael kanë shkaktuar deri tani mbi 1 mijë e 300 viktima civile.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *