Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shqipëria do të prezantohet me një seri të dedikuar në “Treasures of the World”, emisioni që ndiqet nga një publik i gjerë në gjithë botën. Ai drejtohet nga e mirënjohura Bettany Hughes.
Hughes vizitoi kohët e fundit Shqipërinë, ndërsa u takua dhe me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me të cilën ndau mbresat për këtë udhëtim.

“S’e fshihte aspak entuziazmin pas itinerarit nga veriu në jug duke shkelur bashkë me ekipin e saj pasuritë e natyrës, duke vizituar objektet e kultit e muzetë e kulturës, shijuar ushqimet, e në mendje i kishte ngelur kafeja plot dashuri që i bënin “nonat” shqiptare në bujtina përpara se të niste xhirimet. Tani mezi presim transmetimin, që do të jetë promovimi më i mirë për sezonin e ardhshëm turistik”, u shpreh ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.
INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit mbi 6.4 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në periudhën janar-shtator të këtij viti. Sipas gjatë kësaj periudhe është shënuar rritje me 31.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur Shqipërinë e vizituan 4.8 milionë shtetas të huaj.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)