Ministria e Drejtësisë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura për grupkapitullin “Themeloret” kanë zhvilluar një takim në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i pranishëm në takim u shpreh se kërkohet angazhimi i lartë nga të gjithë duke nisur nga niveli i teknikës deri tek drejtuesit më të lartë që ky proces të kalohet me sukses.
Ulsi Manja: Antikorrupsioni ka tre piketa të ndërmjetme me fokus rritjen e kapaciteteve operacionale dhe konsolidimin e burimeve financiare dhe njerëzore, mbajtjen e një historiku solid procedimesh në çështjen e korrupsionit dhe forcimin e efikasitetit për parandalimin e korrupsionit dhe në këtë pikë kërkohet angazhimi i drejtëpërdrejtë i organeve ligjzbatuese, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, Gjykatës së Posaçme, Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë, AMP, MAPA-s etj.
Të drejtat e njeriut kanë 7 piketa të ndërmjetme sa i përket forcimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Thelbi i përmbushjes së këtyre piketave ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtës së informimit dhe unë jam besimplotë që ky projekligj i cili është duke u diskutuar në komisione të finalizohet me sukses dhe të marrë dritën jeshile në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar. Është një projekligj që vjen si përafrim i plotë me direktivën dhe rregulloren e BE. Një projektligj i punuar në një kohë prej tre vitesh i rakorduar nen për nen me komisionin. Unë shpresoj dhe besoj që do të votohet brenda këtij sesioni parlamentar. Është një parakusht themelor që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
Post comments (0)