play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Tenderat, përmes inteligjencës artificiale

today13/12/2023

Background
share close

Sistemi i prokurimeve publike do të preket nga dixhitalizimi tërësor, përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e ofertuesit përmes inteligjencës artificiale.

Lajmi është bërë i ditur nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku, sipas së cilës kjo iniciativë sjell transparencë në kryerjen e procedurave tenderuese.

“Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale, por edhe inteligjencën artificiale duke ulur kështu sa më shumë ndikimin e faktorit njerëzor në proceset e prokurimeve”.

Zëvëndëskryeministrja Balluku bëri të ditur se projektligji i miratuar në qeveri përafron legjislacionin vendas, me atë të Bashkimit Evropian.

Sipas relacionit shoqërues të këtij projektligji, parashikon automatizimin përmes Inteligjencës Artificiale për të ulur barrën administrative. Për këtë qëllim do të krijohet Qendra Kompkuterike me Performancë të Lartë e cila do të ketë në fokus analizimin dhe përpunimin e të dhënave nga transaksionet dhe shërbimet.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu parashikohet të kryejë ndërveprime me sisteme brenda dhe jashtë vendit për të përzgjedhur ofertuesin e duhur përmes identifikimit të një kodi unik.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *