play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Të rri apo të iki?”, Joe Biden e humb fillin sërish (VIDEO)

today22/09/2022

Background
share close

President Joe Biden: Young people need these 3 leadership skills

Mungesa e përqendrimit dhe veprimet pa vetëdije në publik të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden vijojnë të përsëriten.

Presidenti 79-vjeçar u përball me një tjetër siklet publik kur u duk se humbi orientimin në momentin që doli nga skena pas fjalëve të tij në Konferencën e Fondit Global.

Ndërsa duartrokitjet pasuan, presidenti i SHBA filloi të dilte nga skena përpara se të ndalonte befas dhe të shikonte përreth me një pamje konfuzioni në fytyrën e tij.

Më pas dukej se i pyeti njerëzit përreth tij se si të dilte nga skena dhe bëri disa hapa duke belbëzuar.

 

 

Joe Biden është krejtësisht i humbur në skenë. E frikshme dhe e trishtueshme”, shkroi në Twitter për Steve Guest, një këshilltar komunikimi i senatorit Ted Cruz.

Teksa një burrë mori mikrofonin për të thënë: “Zoti President, faleminderit!”, Biden vijoi të endej nëpër skenë.

Një video e hapave të pakëndshëm anësor u bë virale në mediat sociale me prirje të djathtë si një shembull tjetër dyshimi në lidhje me aftësinë fizike dhe mendore të Biden për Presidencën.

Njerëzit në Twitter e etiketuan klipin ‘të trishtë’ dhe thanë se Biden po sillej ‘çuditshëm’ dhe spekuluan se ai as ‘nuk e di se ku është’.

I gjithë incidenti ndodhi pasi ai mbajti vërejtjet në Konferencën e 7-të të Rimbushjes së Fondit Global, në punimet që po zhvillohen në Nju Jork dhe ka për qëllim luftimin e SIDA-s, HIV-it, tuberkulozit dhe malaries.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Club Goes To Hollywood

“Muzika më ka sjellë dritë”! Shakira flet për herë të parë pas ndarjes nga Pique!

Kanë kaluar tre muaj që kur Shakira dhe futbollisti spanjoll, Gerard Piqué konfirmuan ndarjen e tyre dhe tani këngëtarja, ka folur për herë të parë për prishjen e lidhjes. Ndjehem sikur në këtë moment të jetës sime, që është ndoshta një nga orët më të vështira dhe më të errëta të jetës sime, muzika ka sjellë dritë”, tha Shakira në një intervistë për “Elle”per te cilen edhe pozon ne kopertinë. […]

today22/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%