play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Të dashuruar pas Kombëtares, tifozët nuk e braktisin as në miqësore, ja sa bileta janë shitur

today17/10/2023

Background
share close

Jo çdo sfidë është e njëjta, për nga rivali, apo rëndësia. Sfida më Bullgarinë është një test miqësor, një sfidë që zhvillohet të martën, një ditë pune, në orën 18:00.(dita dhe orari janë të fiksuara nga UEFA) Të gjithë këto faktorë nuk janë në favor të organizatorëve, në favor të FSHF-së, për të “joshur” sa më shumë tifozë, por edhe në këtë rast tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë.Nuk është pak që në një sfidë të tillë, në “Air Albania” të jenë afro 14 mijë tifozë, deri më tani janë shitur afro 12,500 bileta. Prezenca e tyre tregon edhe një herë se tifozët janë të dashuruar me ekipin që përfaqëson kombin e tyre. Në fakt, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, e kanë ndjekur në çdo cep të botës, kanë sakrifikuar shumë për të mbështetur beniaminët e tyre. Të gjithë presin me padurim “Euro2024”, pas spektaklit që dhuruam në Francë, është koha të “pushtojmë” edhe Gjermaninë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *