Italia kundër Irlandës së Veriut
Këtë mbrëmje, stadiumi i Bergamos do të presë sfidën e Italisë, që do të përballet me Irlandën e Veriut. Skuadrat zbresin në fushë në 20:45, për gjysmëfinalen e playoff-it për Botërorin. Për azzurrët, kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat: është një përballje me të kaluarën, me plagë ende të hapura dhe me atë heshtje të rëndë që ka shoqëruar dy Botërorët e kaluar të përjetuar si spektatorë. […]