play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 21 of 180

Background

Sport

Finalja/ De La Fuente për sjelljen e argjentinasve: E papranueshme dhe e pafalshme

Trajneri i Spanjës, De La Fuente ka reaguar për herë të parë për sjelljen e lojtarëve të Argjentinës, pas finales së Botërorit. Për të, gjëra të tilla janë të papranueshme, pasi bëhet fjalë vetëm për futboll. “Ajo që pamë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Futbollistë të atij niveli, të udhëhequr nga një trajner i shkëlqyer, jam i bindur se edhe vetë ndihen keq për mënyrën se si u sollën. […]

today24/07/2026

Sport

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 vjen këtë fundjavë me dy histori të ndryshme për dy pilotët e Ferrarit. Luis Hamilton mbërrin në Hungaroring si një nga mbretërit e kësaj piste, ndërsa Sharl Lëklerk kërkon të ndryshojë një traditë jo shumë të favorshme. Britaniku ka një lidhje të veçantë me Budapestin. 8 fitore, 9 “pole position” dhe 12 podiume e bëjnë pilotin më të suksesshëm në historinë e […]

today24/07/2026

Sport

Guardiola refuzon Italinë, Maldini bën gati Pirlon për stolin e Kombëtares!

Pas ditësh shprese, takimesh dhe kontaktesh të vazhdueshme, Paolo Maldini është detyruar të pranojë “jo”-në e Pep Guardiolës. Përgjigjja e teknikut katalanas ka mbërritur në natën mes të enjtes dhe të premtes. Refuzimi erdhi nga një njeri i stimuluar dhe i nderuar për propozimin për t’u ulur në pankinën e “Azzurrëve” si trajner, por i cili thellë në zemër e kishte marrë tashmë një vendim për të ardhmen e tij. […]

today24/07/2026

Sport

Tradita e domateve për kampionët

Është sezoni i domateve në Spanjë, dhe për dy kampionët e botës, Fabián Ruiz dhe Gavi, kjo u kthye në një dhuratë simbolike. Pas rikthimit në qytetin e tyre të lindjes, Los Palacios y Villafranca, dy futbollistët u pritën si heronj dhe, sipas një tradite të veçantë, morën domate sa pesha e trupit të tyre. Tradita nisi pas triumfit të parë të Spanjës në Kupën e Botës, në vitin 2010, […]

today23/07/2026

Sport

FSHF miraton rregullin për futbollistët e rinj

Çdo ekip i Kategorisë Superiore do të jetë i detyruar të aktivizojë të paktën një futbollist të lindur prej vitit 2007, me pasaportë shqiptare, gjatë sezonit të ri që pritet të nisë më 22 gusht. Ky vendim është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe synon të kontribuojë në zhvillimin e talenteve të reja, duke krijuar një bazë më të fortë për të ardhmen e ekipeve kombëtare. Sipas rregullores së […]

today23/07/2026

Sport

Tre yje për kampionët e botës

Spanja konfirmoi dominimin e saj në Kupën e Botës 2026, duke fituar yllin e dytë dhe duke lënë gjurmë edhe në formacionin ideal të turneut. Kampionët e botës përfaqësohen me tre futbollistë në njëmbëdhjetëshen më të mirë të zgjedhur nga tifozët: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri. “La Roja”, nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente, zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr 26 lojtarët e kombëtares drejt triumfit. Pas suksesit të vitit 2010, kur pesë spanjollë […]

today22/07/2026

Sport

Renditja e FIFA-s, Spanja “parakalon” Argjentinën, Gjermania mbetet jashtë “TOP 10”

Triumfi në Kupën e Botës 2026 i ka rikthyer Spanjës edhe fronin e futbollit botëror. Pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, “La Roja” ngjitet në vendin e parë të renditjes më të fundit të FIFA-s, duke lënë pas pikërisht argjentinasit, të cilët zbresin në pozicionin e dytë. Botërori ka sjellë ndryshime edhe në pjesën tjetër të klasifikimit. Brazili dhe Maroku fitojnë nga një pozicion dhe parakalojnë Portugalinë, […]

today21/07/2026

Sport

Rodri, më i miri i Botërorit. Zbulohen fituesit e çmimeve individuale

Kombëtarja e Spanjës ka siguruar të gjitha çmimet kryesore individuale të ndara nga FIFA pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Mbrojtësi Pau Cubarsi u shpall lojtari i ri më i mirë i këtij edicioni për performancën e treguar gjatë ndeshjeve. Çmimi i “Dorezës së Artë” i takoi portierit Unai Simon, i cili e mbylli turneun duke pësuar vetëm një gol në total. Vlerësimi më i rëndësishëm individual, “Topi i Artë” i […]

today20/07/2026

Sport

Messi-Yamal dhe “misteri” i numrit 19, rastësitë që i lidhin para finales së Botërorit

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të përballen për herë të parë në karrierë në finalen e Kupës së Botës, por përpara kësaj përballjeje po tërheq vëmendje një detaj i veçantë: numri 19. Dy yjet e futbollit janë të lidhur shpesh me këtë numër. 19 vite më parë, Messi dhe Yamal u shfaqën në fotografinë e famshme ku argjentinasi mbante në krahë talentin e vogël spanjoll. Për më tepër, të […]

today17/07/2026