play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Të ikja nga Italia, si të humbisja gruan e jetës time”, Roberto Mancini prezantohet: Nëse Italia shkon në botëror, jemi mes pretendetëve

today30/07/2026

Background
share close

Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Pas javësh negociatash dhe diskutimesh, presidenti Giovanni Malagò i besoi sërish drejtimin e “Axurrëve” teknikut që i udhëhoqi drejt triumfit në Kampionatin Europian të vitit 2021.

Në prezantimin e tij, Mancini nuk e shmangu temën e largimit të bujshëm në vitin 2023, duke pranuar përgjegjësinë për atë që ndodhi.

“Tre vite më parë pati mungesë komunikimi mes meje dhe Gravinës. Për mua Kombëtarja ishte si të humbisja gruan e jetës sime. Falë Malagòs mora një mundësi të dytë dhe do të përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum,” deklaroi trajneri italian.

Mancini bëri të ditur se synimi i tij është të rikthejë identitetin e Italisë që mahniti Europën, duke ndërtuar një skuadër sulmuese dhe duke u besuar futbollistëve të rinj. Sipas tij, futbolli italian vazhdon të prodhojë talente, por këta lojtarë kanë nevojë për më shumë minuta në fushë dhe më shumë besim nga klubet.

Tekniku theksoi gjithashtu se objektivi kryesor mbetet rikthimi i Italisë në Kupën e Botës, duke shprehur bindjen se, nëse arrin të kualifikohet, kombëtarja italiane mund të jetë pretendente për trofeun.

Trajneri italian foli edhe për repartin ofensiv, duke treguar besim te brezi i ri i sulmuesve.

“Shpresoj që Esposito, Kean dhe Retegui të arrijnë të shënojnë gjatë karrierës aq gola sa Immobile. Keanin e kam debutuar unë dhe e njoh shumë mirë. Nuk besoj se kemi probleme të mëdha në sulm,” përfundoi ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *