Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Duket se një histori e ngjashme po përsëritet për Mirlind Dakun.
Ashtu si një vit më parë me rastin e Zenitit, edhe këtë herë sulmuesi shqiptar po përballet me reagime negative nga një pjesë e tifozëve rusë, përpara se të veshë fanellën e klubit të ri.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë kundërshtuar publikisht ardhjen e sulmuesit, duke përdorur edhe mesazhe fyese me përmbajtje nacionaliste ndaj shqiptarëve.
Në një deklaratë të publikuar prej tyre thuhet se kundërshtojnë transferimin e Dakut dhe se qëndrimi i tyre ndaj shqiptarëve mbetet i pandryshuar.
Ndërkohë, në një pankartë të shfaqur nga disa tifozë është shkruar mesazhi “Fundërrina shqiptare jashtë”.
Por përtej polemikave, në fushë Daku ka lënë pas një eksperiencë të suksesshme me Rubin Kazanin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbylli një aventurë trevjeçare në Rusi, ku u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, me 37 gola të shënuar në kampionat.
Spartaku i Moskës ka vendosur të investojë 11 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, duke aktivizuar klauzolën e largimit nga kontrata me Rubin Kazanin.
Ndeshja ndaj Akronit ishte një lamtumirë perfekte për Dakun, i cili shënoi dhe nisi sezonin e ri me dy gola në dy ndeshje.
“Faleminderit shumë për këto tre sezone që kemi kaluar së bashku. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët rusë që na kanë bërë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi këtu. Është e vështirë për mua, por kjo është pjesë e jetës. Është e rëndësishme të ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi”, tha Daku.
Tashmë, sfida e re për 28-vjeçarin është fanella e një prej klubeve më të mëdha të Rusisë. Dakut i është ofruar një kontratë trevjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)