play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Kaosi në FIFA, jep dorëheqjen këshilltari i Infantinos

today31/07/2026

Background
share close

Këshilltari kryesor i Gianni Infantinos, Carlo Cordeiro, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij në FIFA.

Vendimi i tij vjen pas reagimeve të ashpra nga UEFA dhe konfederata aziatike kundër projektit për futjen e kapitalit privat në Kupën e Botës. 70-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar Federatën Amerikane të Futbollit, shërbeu gjithashtu si pjesë e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për Botërorin 2026.

Ai u shpreh se shitja e të drejtave tregtare te kompani private dëmton drejtpërdrejt të ardhmen e futbollit dhe federatave anëtare. Sipas tij, një lëvizje e tillë është tërësisht e gabuar për ecurinë afatgjatë të këtij sporti.

“Unë nuk kisha asnjë rol në këtë propozim dhe e kundërshtoj kategorikisht. Plani për të investuar kapital privat në një degë që do të menaxhonte të drejtat komerciale për Kupën e Botës është i keq për federatat anëtare të FIFA-s , i keq për futbollin dhe i keq për të ardhmen afatgjatë të sportit”, tha ai.

Dorëheqja e Cordeiros shton akoma më shumë presionin mbi drejtuesit e FIFA-s në lidhje me këtë projekt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *