Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vllaznia e vajzave po përgatitet për një nga momentet më të rëndësishme të sezonit, aventurën në Champions League.
Skuadra shkodrane ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve përpara nisjes drejt Qipros, aty ku do të zhvillohen përballjet europiane.
Për drejtuesit e klubit, sfida e parë është krijimi i një grupi sa më të bashkuar dhe përshtatja e shpejtë e futbollisteve të reja me filozofinë e ekipit.
Stafi teknik dhe futbollistet e reja shfaqin besim përpara përballjeve europiane, duke vlerësuar punën e bërë gjatë kësaj periudhe për të qenë sa më konkurrues në skenën ndërkombëtare.
Kuqeblutë do ta nisin rrugëtimin në Champions League më 5 gusht, me përballjen ndaj skuadrës sllovake Spartak Myjava.
Objektivi i Vllaznisë është një paraqitje sa më dinjitoze dhe një rezultat pozitiv që do të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në Europë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)