Atalanta ka interes për Armando Brojën
Armando Broja është në listën e dëshirave të Atalantës në këtë merkato dimri. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është i huazuar tek Evertoni deri në fund të sezonit, por bergamaskët kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Broja përfaqëson një emër tashmë të përmendur në Zingonia. 23-vjeçari, i cili vazhdon rekuperimin pas një dëmtimi të marrë, ishte monitoruar nga bergamaskët kur luante për Chelsean. Karakteristikat e tij shikohen si mjaft interesante […]