play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Skandali i basteve në Itali, Del Piero: Nuk do të bëja kurrë diçka që mund të shkatërronte ëndrrën time

today20/10/2023

Background
share close

Prej disa ditësh tashmë në Itali ka plasur skandali i bastave, ku të akuzuar nga Prokuroria në Itali janë mesfushori i Juventus, Nicolo Fagioli, ai i Newcastle, Sandro Tonali dhe “fantazisti” i Aston Villa, Nicolo Zaniolo, me këta 2 të parët që rrezikojnë një pezullim afro 1-vjeçar nga fusha e blertë.

Mbi këtë temë një koment të shkurët e ka bërë dhe ish-“bomberi” italian, Alessandro Del Piero, i cili në një intervistë për “Corriere della Sera” është shprehur se çështja e basteve është një temë komplekse dhe që vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

“Është një temë e madhe dhe komplekse, për mua këto janë gjëra të vështira për t’u kuptuar. Duhet të mjaftojë sporti, për mua ishte vetëm fusha. Kishte rregulla të sakta, që kishte të bënte me drogën dhe lojërat e fatit. Nuk do të bëja kurrë diçka në botë që mund të më shkatërronte ëndrrën time. As më parë, kur isha i ri, as më vonë, kur isha i suksesshëm”,- u shpreh “legjenda” e sulmit italian.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *