play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

‘Shqiponjat e Arta’ të Diasporës, videokartolina nga mbrëmja gala në Pallatin e Kongreseve

today15/04/2026

Background

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga mbrëmja gala e Samitit të Diasporës Shqiptare. Mbrëmja është mbajtur në Pallatin e Kongreseve dhe kanë marrë pjesë personalitete nga Shqipëria e diaspora.

Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, u ngjit në skenë me plis, ndërsa një sërë figurash kanë mbajtur fjalime. Mbrëmja ka vijuar me valle tradicionale dhe performance speciale, si dhe ndërthurje të Inteligjencës Artificiale që ka rikthyer në ‘jetë’ figurat më të shquara që kanë formësuar historinë e vendit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë videokartolinë nga mbrëmja emocionuese e ‘Shqiponjave të Arta’ të Diasporës Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama

Sot mbahen punimet e ditës së fundit të edicionit të katërt të Samitit të Diasporës në Tiranë që bëri bashkë shqiptarë nga 38 vende të botës. Pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *