play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

LifeStyle

Shqipëria u vizitua nga mbi 11 milionë turistë në 10 muaj

today17/11/2025

Background
share close

Flukset turistike në vendin tonë vijojnë të jenë të larta edhe përgjatë këtij viti, në çdo stinë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit, në 10 muajt e këtij viti, Shqipëria ka mirëpritur mbi 11 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo përbën një rritje prej 7% në numrin e vizitorëve nga jugu në veri.

Vit pas viti, vendi ynë po ofron turizëm gjithëvjetor, këtë e dëshmojnë edhe shifrat e muajit tetor të këtij viti, pasi janë regjistruar mbi 908 mijë vizitorë, duke konfirmuar Shqipërinë si një destinacion me zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

Jo vetëm vija bregdetare është e preferuar nga të huajt, por janë edhe sitet historike e arkeologjike që tërheqin vëmendjen e vizitorëve, si Parku Arkeologjik i Butrintit, Kalaja e Gjirokastrës, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Po ashtu, vendi ynë, për shkak të relievit, ofron mundësi për turizëm edhe në fshatrat turistike, të cilët po njohin numër të lartë turistësh, dhe paralelisht po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *