play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Shqipëria U-21 ëndërron Europianin

today18/10/2023

Background
share close

Edhe Shqipëria e 21-vjeçarëve kërkon historinë. Pas përfaqësueses së madhe, skuadra e shpresave kuqezi po zhvillon kualifikuese fantastike, duke ëndërruar grupet e kompeticionit të vitit 2025. Ekipi i Alban Bushit hodhi pas krahëve zhgënjimin ndaj Finlandës, për të marrë 3 pikët në ‘Arena Egnatia’ përballë Malit të Zi. Derbi ballkanik u fitua nga kuqezinjtë me shifrat 2-0, një përballje e vendosur falë një goli për çdo pjesë. Kapiteni Medon Berisha zhbllokoi shifrat nga 11 metërshi për të kaluar kështu në avantazh Shqipërinë.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, ishte sërish protagonist mesfushori. Një ndërhyrje e gabuar ndaj tij solli ndëshkimin me karton të kuq të lojtarit malaze dhe mbetjen me 10 futbollistë të kundërshtarit. Me inferioritet numerik, Mali i Zi e kishte të vështirë të reagonte, madje pësoi edhe golin e dytë, këtë herë me Stiven Shpendi. Sulmuesi i Empolit e kishte të thjeshtë të shndërronte në gol topin e hedhur në zonën e vogël për t’i dhënë kështu pikët e plota Shqipërisë. Pas katër dueleve të para, kuqezinjtë kanë 9 pikë dhe thellojnë distancat me rivalët në grupin E kualifikues të Euro2025.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *