play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, mbi 12 milionë vizitorë në 2025-ën

today05/01/2026

Background

Me mbylljen e vitit 2025, institucionet bëjnë edhe bilancet përfundimtare. Siç duket, sa i përket vizitorëve në vend, është thyer rekordi i një viti më parë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se është kapërcyer shifra e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.

“Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”, tha ministri Gonxhja.

Shqipëria po vijon të konsolidohet si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajon, falë një rritjeje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë viteve të fundit.

Ky trend, i cili u bë veçanërisht i dukshëm pas vitit 2022, ka vazhduar të forcohet edhe më tej, duke reflektuar interesin në rritje për bregdetin shqiptar.

Vetëm në vitin 2024 mbi 11 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një tregues i qartë i potencialit turistik që po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë. Me bilancin e nxjerrë nga Gonxhja do të thotë se në 2025-ën ka një rritje me mbi 1 milion vizitorë me pasaportë të huaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *