play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

today22/07/2026

Background
share close

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe në Rumani.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili theksoi se ky hap përbën një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të sigurisë kolektive të NATO-s.

Sipas ministrit, prania e trupave shqiptare do të shërbejë për forcimin e sigurisë në territorin rumun dhe vjen në vazhdën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës.

“Sot në Këshillin e Ministrave u miratua projektvendimi për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura te brigada shumëkombëshe që ndodhet në Rumani.

Ky projektvendim është një angazhim shtesë i qeverisë shqiptare në misionet kombëtare. Jam i bindur që ky mision shtesë është në vazhdën e gjithë misioneve të tjera që ne kemi. Angazhimi i trupave tanë do të jetë i tillë që do të forcojë sigurinë në territorin e Rumanisë, është gjithnjë në kuadër të sigurisë kolektive të Aleancës”, tha Nufi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *