Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një deklaratë shokuese ka bërë ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone i cili u shpreh gjatë një interviste se ishte gati të merrte një plumb për presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht pushtimit të përgjakshëm në Ukrainë.
Në intervistën për “Good Morning Britain”, milioneri 91-vjeçar e konsideroi kreun e Kremlinit një person të klasit të parë dhe shumë të ndjeshëm.
Ecclestone foli dhe në lidhje me zhvillimin e fundit, ku raketat ruse bombarduan një supermarket me civilë. Ai tha se vrasja e të pafajshmëve nuk ishte qëllimi i Putin, pavarësisht se shumë liderë botërore i kanë dënuar krimet e tij të dhunshme.
Miliarderi është prej kohësh një admirues i diktatorit Putin dhe shpeshherë janë parë në evente sportive së bashku, duke biseduar. Miqësia mes tyre mendohet të ketë nisur kur gara e Rusisë u fut në kalendarin e F1 për vitin 2014.
Edhe në ditën kur nisi ofensiva ruse në Ukrainë, Ecclestone deklaroi se Putin e dinte me ekzaktësi atë që ishte më e mira për popullin e tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)