play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Hapet në Tiranë dega e Kolegjit të Europës, qeveria do të financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë

today17/01/2024

Background
share close

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se do të hapet në Tiranë dega e Kolegjit të Europës. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu tha se kjo degë  e Kolegjit të Europës do t’i hapë studimet në vitin e ri shkollor, 2024-2025.

Ministrja theksoi se qeveria do të financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë.

Kemi miratuar një vendim të rëndësishëm sa i përket dimensionit europian të arsimit të lartë. Hapja e Kolegjit të Europës shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe Institucioneve Europiane, por i hap edhe mundësinë studentëve, profesionistëve të Shqipërisë por dhe më gjerë për të studiuar në Tiranë në degën e Kolegjit të Europës. Do t’i hapë studimet në 2024-2025. Shqipëria është angazhuar që të financojë deri në 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë. Kjo është një ngjarje historike”, tha Manastirliu.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *