Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Arritja e një marrëveshjeje me Iranin do të jetë e vështirë, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, gjatë një vizite në kryeqytetin hungarez, Budapest, këtë të hënë.
“Nuk dua ta ekzagjeroj, do të jetë e vështirë. E dini, ka qenë shumë e vështirë për këdo që të bëjë marrëveshje të vërteta me Iranin, sepse kemi të bëjmë me klerikë radikalë shiitë që marrin vendime teologjike, jo gjeopolitike”, tha Rubio.
SHBA-të dhe Irani rifilluan negociatat në fillim të këtij muaji me shpresën për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor, por tensionet mbeten të larta.
Pamje satelitore të ditës së sotme treguan aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln në Detin Arabik, shumë pranë Omanit, mes kërcënimeve për një sulm të mundshëm. Gjithashtu, aeroplanë cisternë të forcave ajrore amerikane janë parë duke lëvizur përtej Atlantikut këtë të hënë.
Nga ana tjetër, mediat iraniane raportuan pamje dhe informacione nga një operacion ushtarak stërvitor që Garda Revolucionare po kryen në Ngushticën e Hormuzit.
Uashingtoni ka përpjekur të zgjerojë fushën e bisedimeve përtej çështjeve bërthamore, duke kërkuar lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit, gjë që deri më tani nuk është pranuar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)