play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Rezulton me IQ më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawking, kjo është 10-vjeçarja indiane

today17/04/2023

Background
share close

Adhara Pérez është një 10-vjeçare e diagnostikuar me autizëm dhe megjithatë ajo është një nga njerëzit më të zgjuar në Meksikë, dhe me sa duket në të gjithë botën. Historia e Adhara Perezit të vogël na çon në Meksikë dhe konkretisht në lagjen Tlavac, një lagje e rrënuar.

Në vetëm 3 vjeçe, ajo u diagnostikua me Sindromën Asperger. Në shkollë ajo u përball me bullizmin. Shokët e saj të klasës e quanin atë një “budallaqe” dhe mësuesit e saj nuk ishin veçanërisht optimistë për të ardhmen e saj.

“Në një kërcim shkolle e pashë duke luajtur brenda një shtëpie të vogël. Shokët e saj të klasës e mbyllën brenda dhe filluan ta thërrisnin “budallaqe” dhe ta godisnin. Nuk doja që ajo të vuante. Ajo më tha se nuk donte të shkonte më në shkollë dhe hyri në depresion”, kujton nëna e saj, Nallely Sánchez.

Adhara e zinte gjumi gjatë orës së mësimit, por as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk dyshonin për arsyen: Ajo e kishte mësuar prej kohësh lëndën e matematikës dhe niveli i klasës së saj nuk ishte më i duhuri për të. Por prindërit e saj, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve, përfunduan në një qendër për fëmijët e talentuar, ku gjithçka ndryshoi.

Shkencëtarët, duke kryer një sërë testesh inteligjence, zbuluan se vajza kishte një IQ prej 162, më të lartë se gjenitë si Ajnshtajni apo Hawking. Fatkeqësisht, nuk ka shkolla publike për fëmijët e talentuar në Meksikë dhe prindërit e saj nuk mund të përballonin institucionet private.

Kështu, Adhara përfundoi shpejt arsimin fillor dhe të mesëm dhe aktualisht është në universitet, duke studiuar dy lëndë në Inxhinieri në të njëjtën kohë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *